Bjellorusi, një lidere e opozitës arrestohet në kufirin ukrainas
September 8, 2020
Një nga lideret e opozitës bjelloruse, Maria Kolesnikova u arrestua në kufirin me Ukrainën, theksoi shërbimi i rojave kufitare duke shtuar se dy opozitarë të tjerë kanë mundur të largohen nga vendi.
“Kolesnikova është aktualisht e ndaluar”, theksoi zëdhënësi i rojave kufitare, Anton Bytchkovski.
Ajo ishte e fundit prej tre figurave femërore të fushatës për zgjedhjet presidenciale kundër presidentit, Aleksandee Lukashenko që ndodheshin ende në Bjellorusi.
Dy të tjerat, Svetlana Tikhanovskaïa dhe Veronika Tsepkalo janë arratisur.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments