×
Tuesday, April 29, 2025

Berlin, Balla takon Manuel Sarrazin: Gjermania mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën tonë drejt familjes europiane

March 16, 2022


Gjatë qendrimit në Berlin, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe Etilda Gjonaj zhvilluan një takim me Të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë Gjermane për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor Manuel Sarrazin.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla ka shprehur mirënjohjen Qeverisë Gjermane për insistimin e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ballës, Gjermania mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën tonë drejt familjes europiane.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

📍🇩🇪Berlin ➖ Një takim të frytshëm pune me Të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë Gjermane për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor Manuel Sarrazin.

Mirënjohje Qeverisë Gjermane për insistimin e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Republika Federale e Gjermanisë mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën tonë drejt familjes europiane.




Comments are closed.