×
Wednesday, December 11, 2024

BE: Trump s’mund të ndryshojë formatin e samitit të G7

June 2, 2020


Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk e ka fuqinë për të ndryshuar formatin e samitit të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.

Trump ka thënë të shtunën se do të shtynte samitin e planifikuar për këtë muaj dhe se do të ftonte edhe vende të tjera, përfshirë Rusinë, për të marrë pjesë në takim.

Moska është përjashtuar nga grupi në vitin 2014, pasi ka aneksuar Krimenë nga Ukraina, por Trump ka thënë se anëtarësia aktule “është e vjetëruar”.

Borrell tha të martën se Rusia nuk e ka ndryshuar qasjen qysh në vitin 2014, andaj nuk duhet të ripranohet.

“Privilegji i kryesuesit të G7-ës, në këtë rast i SHBA-së, është të bëjë ftesa për mysafirë. Ftesat për mysafirë pasqyrojnë përparësitë e nikoqirit”, tha Borrell.

“Por, ndryshimi i anëtarëve, ndryshimi i formatit në baza të përhershme, nuk është përparësi e kryesuesit”, shtoi ai.

Udhëheqësit e G7-ës – SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë – pritet të takohen përmes video-konferencës, pasi pandemia e koronavirusit i ka prishur planet për t’u takuar personalisht në Kamp Dejvid, afër Uashingtonit.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e ka hedhur poshtë idenë për të ftuar presidentin rus, Vladimir Putin, duke përmendur “mosrespektimin e vazhdueshëm të rregullave dhe normave ndërkombëtare” nga ana e tij.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments