BE: SHBA të heqë menjëherë të drejtat doganore për produktet europiane
July 24, 2020
Komisioneri Europian për Tregtinë, Phil Hogan i kërkoi sot SHBA-së të heqë menjëherë të drejtat e saj doganore të pajustifikuara për produktet europiane, pas përshtatjes së Airbus me rregullat e OBT-së në konfliktin e vjetër tregtar me Boeing.
“Të drejtat doganore të pajustifikuara mbi produktet europiane janë të papranueshme”, konfirmoi Hogan në një komunikat.
“BE ka bërë propozime specifike për të arritur në një rezultat të negociuar në kuadër të kësaj mosmarrëveshjeje”, nënvizoi ai.
“Në mungesë të një zgjidhjeje, BE do të jetë e gatshme të përdorë plotësisht të drejtat e saj sanksionuese”, shtoi ai.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments