×
Tuesday, April 29, 2025

BE-SHBA nënshkruajnë marrëveshje për gazin

March 25, 2022


Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje të madhe për gazin e lëngshëm natyror, si përpjekje për të zvogëluar varësinë e Evropës ndaj energjisë ruse.

Kjo marrëveshje parashikon që 15 miliardë metra kub shtesë të gazit të lëngshëm natyror do të dërgohen nga SHBA në BE, deri në fund të këtij vitit.

Blloku evropian ka thënë tashmë se do të ndalë përdorimin e gazit rus, si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë.

Kjo gjë nënkupton rritje të importeve dhe gjenerim më të madh të energjisë së ripërshtrishme.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Më 24 mars, autoritetet amerikane kanë vendosur sanksione ndaj më shumë se 400 politikanëve, oligarkëve dhe kompanive ruse.

Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se ka zgjeruar listën e të sanksionuarve, duke përfshirë kompani ruse të mbrojtjes, 328 anëtarë të Dumës Shtetërore dhe shefin e institucionit më të madh bankar në Rusi, Sberbank.

Eunews.al




Comments are closed.