×
Saturday, March 6, 2021

BE propozon krijimin e një agjencie për përballimin e krizave shëndetësore

November 11, 2020

Bashkimi Europian propozoi sot krijimin e një agjencie të re specifike për t’u garantuar se Europa disponon mjete për të përballuar krizat e ardhshme shëndetësore, duke riforcuar pushtetet e koordinimit të Brukselit, pas konstatimit të ndarjes së 27 vendeve të BE-së përballë COVID-19.

“Përballë urgjencave shëndetësore, ne duhet të përgatisim shpejt përgjigje më të avancuara, mjekësore apo të tjera, duhet të njohim risitë përkatëse bio-mjekësore, duhet të kemi aftësinë për të zhvilluar dhe ruajtur përbërësit thelbësorë (…) dhe për këtë arsye ne po propozojmë të krijojmë një autoritet të ri”, theksoi komisionerja europiane e Shëndetësisë, Stella Kyriakides në një konferencë shtypi.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për