×
Saturday, May 16, 2026

BE premton 30 milionë euro shtesë ndihma për Libanin

August 9, 2020


BE do të sigurojë një ndihmë urgjente shtesë për Libanin, tha sot Komisioni Europian, pas konferencës ndërkombëtare të donatorëve për Bejrutin.

Kjo shumë shtesë plotëson 33 milionë eurot e premtuara menjëherë pas shpërthimit në portin e qytetit të martën.

“Ndihma do të kanalizohet në Liban përmes Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera, nën një mbikëqyrje të ngushtë”, tha Komisioni.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe OKB-ja bashkorganizuan një konferencë virtuale të nivelit të lartë të donatorëve sot, me disa vende që premtuan ndihmë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments