BE pranon ‘pamjaftueshmërinë e mbështetjes ndaj Italisë’ në luftën me COVID-19
Anëtari i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE) përgjegjës për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic, njoftoi se përgjigja e vendeve të BE-së ndaj kërkesës së Italisë për mbështetje në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në fillim ishte e “pamjaftueshme”.
Në një konferencë për shtyp në Bruksel, Lenarcic, tha se BE ka orientuar drejt qyteteve Milano dhe Bergamo të Italisë që “janë më të prekurit” nga COVID-19 një ekip të përbërë prej mjekëve dhe infermierëve nga Rumania dhe Norvegjia.
“Në fillim ishte e pamjaftueshme përgjigjja ndaj kërkesës së Italisë për ndihmë nga vendet e BE-së”, vlerësoi Lenarcic, duke theksuar se tani Italia nuk është vetëm.
Pasi deklaroi që edhe Sistemi i Imazheve Satelitore Copernicus i BE-së gjithashtu është aktivizuar, Lenarcic, tha se në këtë mënyrë mundësitë shëndetësore në Itali do të mund të hartohen gjatë situatës emergjente të COVID-19.
Eunews.al