×
Friday, September 13, 2024

BE: Londra të respektojë angazhimet e Brexit-it

September 7, 2020


Tensionet po shtohen mes Londrës dhe Brukselit, ndërsa europianët e paralajmëruan sot Londrën kundër çdo tundimi për të hequr dorë nga angazhimet e tij në lidhje me Brexit, në prag të negociatave të vështira për marrëdhëniet e tyre të ardhshme.

“Unë i besoj qeverisë britanike për të zbatuar marrëveshjen e tërheqjes, një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar dhe një parakusht për çdo partneritet në të ardhmen”, paralajmëroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Gjithçka që është nënshkruar në të kaluarën duhet të respektohet. Ajo është një garanci e besimit për të ardhmen”, kujtoi euronegociatori europian, Michel Barnier, për radion franceze France Inter.

Frika për një “no deal”, potencialisht shkatërrues për ekonominë, në një kohë krize historike për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, po rritet, me kryeministrin britanik Boris Johnson që kërcënon t’i ndërpresë negociatat muajin tjetër.

Sipas të përditshmes së biznesit “Financial Times”, qeveria britanike do të paraqesë një legjislacion të mërkurën, që do të eleminojë fushën ligjore të disa pjesëve të marrëveshjes, që rregullon daljen nga BE-ja më 31 janar, duke përfshirë rregulloret doganore me Irlandën e Veriut.

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments