“BE ka parë progres në Shqipëri”, avokati: Berisha kundër integrimit! I ka shërbyer shërbimit serb, njihej me pseudonimin “Intelektuali”
Avokati i njohur Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se Bashkimi Evropian ka vlerësuar pozitivisht zhvillimet në Shqipëri, sidomos gjatë viteve të fundit.
Sipas tij, BE ka konstatuar se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur korrupsion me qëllim grabitjen e pasurive të shqiptarëve, si dhe nuk janë shënuar ngjarje të rënda politike apo akte dhune ndaj qytetarëve për mbrojtjen e pushtetit, siç ka ndodhur gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai shtoi se Bashkimi Evropian e konsideron qeverisjen e kryeministrit Rama si serioze dhe të besueshme. Sipas tij, edhe Gjermania, si një nga vendet kryesore të BE-së, mbështet heqjen e vetos në procesin e integrimit, pasi mekanizma të tillë mund të dëmtojnë vendimmarrjen duke i dhënë mundësi edhe vendeve më të vogla të bllokojnë procese të rëndësishme, siç ka ndodhur në raste të mëparshme me Hungarinë.
Më tej, avokati hodhi akuza ndaj Sali Berisha, duke e cilësuar atë si kundërshtar të integrimit të Shqipërisë në BE. Ai pretendoi se Sali Berisha ka pasur veprimtari armiqësore në dëm të Shqipërisë, duke bërë edhe akuza të rënda për lidhje me shërbimin sekret serb.
Sipas avokatit, Berisha ka qenë agjent i UDB-së dhe njihej me pseudonimin “Intelektuali”.
“BE ka parë që gjatë kësaj kohe nuk është bërë korrupsion, sa për t’i vjedhur pasuritë e shqiptarëve. Nuk është bërë grusht shtetin. Nuk kanë bërë 21 janar, që të vrasin popullin e vet dhe për të mbrojtur pushtetin me çdo kusht.
BE ka parë të kundërtën e këtyre: ka parë një Shqipëri që u pastrua, pa një Shqipëri që e çoi infrastrukturën në nivelin e duhur, pa një Shqipëri që nga aspekti i stabilitetit është bërë faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.
BE-ja e shikon që kemi të bëjmë me një qeverisje serioze. Madje edhe Gjermania, që është lidere e BE-së, kërkon që të hiqet vetoja, sepse e di se ajo veto bën dëm, pasi del një vend, qoftë edhe më i vogël në BE, dhe bën atë që bëri Hungaria apo raste të tjera.
Ai që është kundër integrimit të Shqipërisë në BE, është armiku i përbetuar, Sali Berisha. Ai ka patur veprimtari armiqësore antishqiptare. Berisha ka qenë agjent serb, dhe njihej me pseudonimin “intelektuali”. Ka dokumente që e vërtetojnë këtë. Ai është me gjak serb, gruan serbe, familjen e gruas serbe dhe të vënë në shërbim të agjenturave më të rrezikshme antishqiptare, siç ka qenë UDB-ja.”, theksoi ai.
Ai theksoi se Sali Berisha nuk do të shpëtojë nga ndëshkimi që do t’i bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“SHBA këtë kriminel nuk do ta lënë, është më i rrezikshëm se Maduro. Ai do shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare, ka bërë krime lufte”, tha ai.







