×
Saturday, April 25, 2026

Balla në Prezë: Turizmi shtyllë kryesore e ekonomisë. Brenda vitit 2030 Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së

April 25, 2026


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera, zhvilluan një takim me banorët e zonës së Prezës në kuadër të nismës #PunëtEShqipërisë.

Gjatë bashkëbisedimit, në fokus ishin zhvillimet ekonomike në vend, rritja e pagave dhe pensioneve, si dhe politikat mbështetëse për shtresat në nevojë. Balla u shpreh se ekonomia shqiptare po ndjek një trend rritjeje të qëndrueshme.

Duke u ndalur te turizmi, ai e cilësoi këtë sektor si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, duke theksuar rritjen e numrit të vizitorëve dhe të ardhurave. Sipas tij, Shqipëria ka arritur në 12.5 milionë turistë dhe rreth 5.7 miliardë euro të ardhura nga ky sektor.

Në vijim, Balla u ndal te mbështetja për zhvillimin lokal, duke veçuar iniciativën “paketa e maleve” dhe rolin e bashkisë në mbështetjen e qytetarëve që duan të investojnë dhe zhvillojnë aktivitetet e tyre.

Në përmbyllje, ai ritheksoi perspektivën europiane të vendit, duke deklaruar se anëtarësimi në Bashkimin Europian është një objektiv i arritshëm brenda kësaj dekade, me synimin që deri në vitin 2030 Shqipëria të jetë pjesë e BE-së.




Comments are closed.