×
Saturday, April 25, 2026

Ambasadori i SHBA në NATO viziton bazën ushtarake të 

April 24, 2026


Një ditë pasi kryeministri Edi Rama la të hapur mundësinë e përdorimit të bazës ushtarake të Kuçovës për amerikanët në luftën ndaj Iranit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Mattheë Ëhitaker, inspektoi bazën shqiptare të rinovuar përmes fondeve të aleancës euroatlantike.

Gjatë fluturimit me helikopter mbi bazën ushtarake të NATO-s, i shoqëruar nga e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ambasadori Whitaker vlerësoi rolin e Shqipërisë në sigurinë rajonale.

“Duke fluturuar mbi Bazën Ajrore të Kuçovës, e rinovuar përmes fondeve të NATO-s, Ambasadori Ëhitaker dhe ministri Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII, si dhe mënyrat se si Shqipëria mund ta çojë sigurinë rajonale në nivele më të larta përmes rritjes së shpenzimeve në fushën e mbrojtjes”, shkroi Ambasada Amerikane në rrjetet sociale.

Gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Mattheë Ëhitaker, u prit dhe nga kryeministri Edi Rama, në një takim në godinën qeveritare.

“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Mattheë Ëhitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”, shkroi Rama.




Comments are closed.