×
Tuesday, March 28, 2023

“BE-ja po kthehet në filozofinë e saj të fillesave”

December 16, 2020



Arsyeja, humanizmi dhe liria, tri fjalë që pasqyrojnë disa nga vendimet historike që kemi miratuar këtë vit, një vit jo si të tjerët, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Gjenerata e ardhshme e Bashkimit Europian mund të çojë në një rimëkëmbje më të plotë të BE-së, kjo do të na mundësojë të investojmë në gjithçka, do t’i bëjë ekonomitë tona më të qëndrueshme”, shtoi ajo.

“Kjo është Europa që po kthehet në filozofinë e saj fillestare”, nënvizoi Von der Leyen.

“Unë jam e kënaqur që këshilli ka miratuar mekanizmin e kushtëzimit, për mua ishte një
post, është diçka e jashtëzakonshme, për herë të parë Bashkimi Europian ka miratuar një mekanizëm për të mbrojtur buxhetin”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në seancën plenare të Parlamentit Europian.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments