×
Friday, April 26, 2024

BE e shqetësuar pas votimit të projektligjit britanik mbi Brexit

September 15, 2020


Europianët u shprehën shumë të shqetësuar nga miratimi në Parlamentin britanik i projektligjit të Boris Johnson për rishikimin e pjesshëm të angazhimeve të marra në kuadër të Brexit.

“BE-ja mbetet seriozisht e shqetësuar nga shkelja e të drejtës ndërkombëtare që përbën ky projektligj”, reagoi një burim europian që kërkon, që pjesë të tekstit të gjykuara të paligjshme të fshihen.

Kryenegociatori për Brexit, Michel Barnier, i cili nuk u shpreh për këtë çështje, do të diskutojë nesër mbi situatën me shtetet anëtare.

“E pabesueshme të shohësh se ku po shkon një prej demokracive më të vjetra në botë. Partia Konservatore është bërë një parti populiste”, theksoi deputeti gjerman Bernd Lange (S&D, majtas), anëtar i grupit koordinues mbi Britaninë e Madhe në Parlamentin Europian.

“Mbretëria e Bashkuar po luan reputacionin e saj ndërkombëtar”, nënvizoi luksemburgezi Christophe Hansen (EPP, djathtas).

“E kam të vështirë të kuptoj se si mund të nënshkruash dhe votosh një marrëveshje dhe të përpiqesh ta prishësh atë vetëm disa muaj më vonë” shtoi ai.

Projekti i Boris Johnson, që shkel të drejtën ndërkombëtare, kaloi dje pengesën e parë në Parlamentin britanik pavarësisht kundërshtimit edhe brenda shumicës konservatore, duke u miratuar me 340 vota pro dhe 263 kundër.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments