×
E hënë, 26 Tetor, 2020

BE e gatshme për të vazhduar bisedimet tregtare për Brexit

15 Tetor, 2020

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar të enjten për të vazhduar bisedimet me Britaninë për të arritur marrëveshje të re tregtare “në ditët në vazhdim”, mirëpo po ashtu kanë vendosur të shtojnë përgatitjet nëse dështojnë negociatat.

Liderët kombëtarë të 27 vendeve të bllokut evropian janë takuar në Bruksel për të diskutuar për largimin e Britanisë nga BE-ja, është thënë në vendimin e tyre të përbashkët.

BE-ja po ashtu i ka bërë thirrje Britanisë “të marrë hapat e nevojshëm për ta bërë të mundshme arritjen e marrëveshjes”.

Liderët evropianë kanë theksuar se divorci i mëparshëm i BE-së dhe Britaninë duhet të zbatohet në tërësi deri në fund të këtij viti, referencë për dokumentin e ri të krijuar nga Mbretëria e Bashkuar për këtë çështje, i njohur si Projektligji për Treg të Brendshëm.

Nëse miratohet në Britani, ky dokument do të binte ndesh me disa pjesë të marrëveshjes për Brexit të arritur mes këtij vendi dhe bllokut evropian në fillim të këtij viti.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për