Bashkëjetesa me koronavirusin, 7 hapa të rëndësishme për mbrojtjen nga infektimi

22 May 2020 11:16
Shpërndaje:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se tanimë duhet të bashkëjetojmë me realititetin e ri andaj duhet të ndjekin 7 hapa për mbrotjen nga koronavirusi.

Për parandalimin e COVID-19, ministria ka ndarë hapat që duhet të ndjekë çdo qytetar në mënyrë rigorozë, që të mos rrezikohet nga prekja e infeksionit.

“Tashmë duhet të bashkëjetojmë me realitetin e ri për mbrojtjen dhe parandalimin e COVID-19. Gjithmonë duhet të kemi në konsideratë këto rregulla”, informon ministria.

Reklamë Ola

7 hapa si të parandalojmë virusin:

  1. Lani shpesh duar
  2. Mos prekni me duar hundë, gojë, sy
  3. Tështini në një kartëpecetë ose në pjesën e brendshme të brrylit
  4. Shmangni vendet e populluara
  5. Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndjeheni mirë, edhe nëse keni shenja të lehta
  6. Nëse keni temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje kërkoni kujdes shëndetësor
  7. Informohuni për të rejat e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x