×
Tuesday, October 3, 2023

Basha ndjek këshillën e Taulant Ballës, vendos të kontribojë në operacionin humanitar

April 25, 2020



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndjek këshillën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe vendos të kontribojë në operacionin humanitar për të ndihmuar familjet në nevojë në këtë periudhë pandemie të shkatuar nga përhapja e koronavirusit.

Balla i beri thirrje kryedemokratit Basha të martën të kontribojë me ndihma për familjet në nevojë dhe mos i paguajë 60 mijë dollarë për lobing në SHBA .

Gjithashtu Balla publikoi dhe një kontratë të re lobingu në SHBA të Partisë Demokratike me një kompani që ndër klientët e vet rregjistron edhe zyrtarë të lartë të regjimit të Maduros në Venezuelë.

“Po si mund të dalësh për ditë në TV, e të drejtosh gishtin se nuk po ndihmohen familjet në nevojë, se nuk po financohen spitalet, nuk po paguhen infermiret, punonjësit e policisë, nuk po i jepet ndihmë financiare biznesit, kur vetë bën rrush e kumbulla paratë që partia jote merr nga buxheti i shtetit.

Do të ishte shumë me vlerë të ndihmoje disa qindra familje shqiptare me ndihma ushqimore me këto para, Lulzim”, shkruante Balla në rrjetin social facebook.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments