Balla takim me Schieder: Raporti PE, udhërrëfyes i rëndësishëm për rrugën europiane të Shqipërisë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u takua sot në Bruksel me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentit Europian, Andreas Schieder, ku kanë diskutuar mbi ecurinë e procesit të integrimit dhe progresin e reformave në vend.
Gjatë këtij takimi, Balla e cilësoi raportin e këtij viti për Shqipërinë, tashmë në formën përfundimtare, si një udhërrëfyes të rëndësishëm për rrugën europiane të vendit.
Sipas Ballës, në raport vlerësohen arritjet e Shqipërisë dhe inkurajohet vijimi i reformave, si dhe përafrimi i legjislacionit me acquis të Bashkimit Europian.
Balla thekson gjithashtu se progresi i dukshëm i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian kontribuon jo vetëm në avancimin e vendit, por edhe në stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë në Europë.







