×
Monday, June 8, 2026

Balla në Zvicër për ligjin e referendumeve: Po marrim modelin zviceran për demokracinë e drejtpërdrejtë

June 8, 2026


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim në Zvicër me kancelarin e kantonit të Bernës, Christoph Auer, ku në fokus ishte shkëmbimi i eksperiencës zvicerane për ligjin e referendumeve.

Përmes një postimi, Balla bëri të ditur se qëllimi i vizitës është marrja e ekspertizës së Zvicrës për projektligjin “Për Referendumet”, i propozuar disa javë më parë në Kuvend.

Sipas Ballës, Zvicra përbën modelin më të avancuar në botë për përdorimin e instrumenteve të demokracisë së drejtpërdrejtë, përmes referendumeve kushtetuese, kombëtare dhe vendore.

“Referendumi është një instrument i demokracisë së drejtpërdrejtë i parashikuar nga Kushtetuta, por parashikimet kushtetuese duhen zgjeruar dhe qartësuar në ligjin për Referendumet, projektin e të cilit e kemi propozuar javë më parë”, u shpreh Balla.

Ai shtoi se procesi i konsultimeve po zhvillohet në bashkëpunim me deputetë, përfaqësues të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të OSBE, me synimin për të përfituar nga praktikat më të mira ligjore dhe institucionale zvicerane.

Nisma synon të përmirësojë kuadrin ligjor për zhvillimin e referendumeve në Shqipëri, duke forcuar mekanizmat e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe duke zgjeruar përdorimin e instrumenteve të demokracisë së drejtpërdrejtë.




Comments are closed.