×
Sunday, July 12, 2026

Armanda Begaj dhe Diana Nausėdienė vizitojnë Muzeun Arkeologjik, fokus te bashkëpunimi kulturor dhe shkencor

June 8, 2026


Zonja e Parë e Republikës së Shqipërisë, Armanda Begaj, dhe Zonja e Parë e Lituani, Diana Nausėdienė, zhvilluan një vizitë në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Gjatë vizitës, dy zonjat u njohën me koleksionet e ekspozuara në muze dhe me fondet arkeologjike të Institutit të Arkeologjisë, të cilat përfaqësojnë një pasuri me vlerë të veçantë shkencore dhe kulturore për Shqipërinë.

Ato u pritën dhe u shoqëruan nga dr. Melsi Labi dhe Gema Kraja, të cilët prezantuan aktivitetin muzeor dhe kërkimor të institucionit, si dhe pasuritë arkeologjike që ruhen dhe studiohen në kuadër të Akademisë së Shkencave.

Gjatë bashkëbisedimit, u diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Lituanisë në fushat e arkeologjisë, muzeologjisë dhe kërkimit shkencor.

Palët shkëmbyen mendime mbi zgjerimin e shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës profesionale, si dhe mbi krijimin e lidhjeve më të ngushta ndërmjet institucioneve kërkimore, muzeore dhe akademike të të dy vendeve.

Sipas organizatorëve, interesimi i treguar për këto mundësi bashkëpunimi u vlerësua si një nxitje e rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kulturore, shkencore dhe akademike ndërmjet Shqipërisë dhe Lituanisë.

Në përfundim të vizitës, si shenjë mirënjohjeje, Zonjës së Parë të Shqipërisë dhe asaj të Lituanisë iu dhurua botimi i Institutit të Arkeologjisë, Recent Archaeological Discoveries in Albania, si dhe suvenire që përfaqësojnë trashëgiminë dhe identitetin kulturor shqiptar.




Comments are closed.