Ambasadori i Gjermanisë, Zingraf takon Celibashin: KQZ, rol të rëndësishëm në përgatitjen e zgjedhjeve
November 6, 2020



Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf u takua sot me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Ambasadori Zingraf vlerësoi rolin e KQZ përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka një rol shumë të rëndësishëm në përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill 2021. Gjermania mbështet komisionin në punën e tij, i cili jep një kontribut të rëndësishëm për të siguruar një proces të drejtë zgjedhor”, shprehet ambasadori Zingraf.
Lajmi bëhet i dituar nga Ambasada gjermane në Tiranë, ku theksohet mbështetja e Gjermanisë për KQZ.
Eunews.al

Ndiqe
0 Comments