Ambasada e SHBA: Reforma në Drejtësi është duke ecur përpara




“Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por është duke ecur përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë”, theksoi në një reagim ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
“Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin me forcë dëshirën e popullit shqiptar për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe tërësisht funksional”, shtoi Ambasada.
“Falë bashkëpunimit të ngushtë midis Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Presidencës dhe Parlamentit, me këtë emërim në pritje, Shqipëria është vetëm një gjykatës larg nga një Gjykatë Kushtetuese funksionale (funksionaliteti kërkon një kuorum prej 6 gjykatësish nga 9)”, nënvizoi më tej Ambasada.
“Veprimet e tyre u përgjigjen opinionit të Komisionit të Venecias, kërkesave për pranimin në Bashkimin Europian dhe më e rëndësishmja kërkesës së popullit shqiptar. Le të ecim përpara hap pas hapi”, përfundoi Ambasada e SHBA.

Eunews.al
