Fluturimet në aeroportet britanike janë rikthyer, por kaosi vijon. Pas defektit të madh teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror, udhëtarët po përballen ende me vonesa dhe anulime.
operatori deklaroi se problem teknik ishte zgjidhur dhe se sistemi kishte nisur të funksiononte normalisht. Megjithatë, rikthimi në normalitet nuk ishte i menjëhershëm, pasi sistemi i aviacionit duhej të përballonte një numër të madh fluturimesh të mbetura pezull.
NATS kërkoi falje për kaosin dhe tha se po punonte për të pastruar sa më shpejt të ishte e mundur “grumbullimin” e fluturimeve të krijuar gjatë ndërprerjes.
Edhe pse defekti u zgjidh, aeroportet paralajmëruan se vonesat dhe anulimet mund të vazhdonin për shkak të efektit zinxhir që krijohet kur avionët dhe ekuipazhet mbeten jashtë pozicionit të tyre të planifikuar.
Mbi 1100 fluturime u anuluan një ditë më parë, duke lënë në tokë të paktën 170 mijë pasagjerë.
Heathrow, Gatwick, Manchester dhe Stansted janë ndër aeroportet më të prekura. Autoritetet paralajmërojnë se vonesat dhe anulimet mund të vijojnë edhe gjatë ditës, ndërsa pasagjerëve u kërkohet të kontrollojnë statusin e fluturimit përpara se të nisen drejt aeroportit.
Pasojat e ndërprerjes janë ndjerë edhe në linjat me Shqipërinë, ku të paktën 7 fluturime në linjat me Londrën dhe Mançesterin janë përballur me anulime ose vonesa të gjata.
Në total, 3 fluturime u anuluan anuluar dhe 4 të tjera u vonuan vonuar, duke prekur udhëtarët në të dyja drejtimet mes Shqipërisë dhe Britanisë.


