E konfirmon klubi i tij, Ylber Ramadani merr ftesën e Kombëtares për ndeshjet e Nations League

08 Sep 2026 13:59
Shpërndaje:

Ylber Ramadani është thirrur nga trajneri i Kombëtares Rolando Maran për të qenë pjesë e skuadrës për Nations League të edicionit 2026/27. Është vetë klubi turk, Corum ku aktivizohet mesfushori kuqezi, që ka konfirmuar gjithçka përmes një njoftimi të postuar në rrjetet sociale.

‘Futbollisti ynë, Ylber Ramadani ka marrë ftesën e Kombëtares Shqiptare për ndeshjet e UEFA Nations League-theksohet në njoftimin e Corum që publikoi edhe kalendarin e ndeshjeve të kuqezinjve-e urojmë futbollistin tonë dhe i urojmë suksese me fanellën e skuadrës së tij përfaqësuese’
Kujtojmë se këtë vit ka një risi në ndeshjet e Nations League me 4 ndeshjet e para që do të luhen në periudhën shtator-tetor. Kombëtarja shqiptare do të nisë edicionin e ri të Nations League në 26 shtator me ndeshjen ndaj Bjellorusisë që do të luhet në ‘Air Albania Stadium’.

Në 29 shtator dhe 3 tetor, kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran do të luajnë në transfertë respektivisht ndaj San Marinos dhe Finlandës. Ndërsa në 6 tetor kuqezinjtë do të luajnë sërish përballë publikut të zjarrtë shqiptar kur do të presë San Marinon në ‘Air Albania Stadium’.

Reklamë Ola