Delegacioni i BE-së: Shqipëria po i afrohet anëtarësimit falë reformave dhe progresit konkret

17 Aug 2026 11:06
Shpërndaje:

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka theksuar se vendi po avancon në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke e cilësuar procesin si të bazuar në meritë, reforma dhe progres konkret.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së bëri të ditur se Parlamenti Evropian ka rikonfirmuar rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian si një investim për një të ardhme të përbashkët evropiane, duke vlerësuar përparimin e vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate, përfshirë Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Rruga evropiane e Shqipërisë po ecën përpara, si pjesë e një procesi më të gjerë zgjerimi të bazuar në meritë, reforma dhe progres konkret”, thuhet në postim.

Reklamë Ola

Delegacioni thekson se procesi i integrimit kërkon vazhdimësinë e reformave, ndërsa nënvizon se çdo hap i ndërmarrë e afron Shqipërinë me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Hap pas hapi, reformë pas reforme, e ardhmja e Shqipërisë në BE bëhet më e afërt”, përfundon mesazhi i publikuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Reklamë InterMedika