Shqiptarja nga diaspora në Strasburg nxjerr të palarat e Marjeta Markaj: “Tentoi të godiste deputetët me vezë, përdori djalin pasi bashkëpunëtori u tërhoq”
Incidenti në Strasburg, ku Marjeta Makaj tentoi të godiste me vezë deputetët e Partisë Socialiste gjatë një vizite zyrtare, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Pas publikimit të ngjarjes, komentues të shumtë kanë vërshuar me kritika në postimin e vetë Marjeta Makajt, duke dënuar mënyrën e zgjedhur të protestës dhe duke e cilësuar të papranueshëm një veprim të tillë ndaj përfaqësuesve të zgjedhur.
Në komentet e tyre, qytetarët shprehen se kundërshtitë politike duhet të shfaqen përmes debatit dhe dialogut, ndërsa jo pak prej tyre kanë ngritur shqetësime edhe për pretendimet e bëra lidhur me përfshirjen e djalit të saj në këtë episod.
Në reagimin e saj, Erisa Mustafa ngre disa pyetje lidhur me rrethanat e incidentit.

“O Marjeta a s’të vjen marrë? Ti shkove me e godit me vezë. Si s’tu dhimbt me marrë edhe djalin me vete në këtë punë? Çka kërkonte djali yt më ora 12:30 të natës te dera e hotelit? Këto janë pyetje që duan përgjigje. Çka prisje ti, që deputeti, apo kushdo qoftë ai, me të lanë me e godot e mos me reagu për me u mbrojt? E tash dalin edhe shumë pyetje tjera: pse u zhdukën pamjet e kamerave dhe pse pati kundërthënie në shpjegimet që iu dhanë policisë?, mbyllet komenti i shqiptares së diasporës Erisa Mustafa, teksa bashkangjitur ka postuar edhe foton ku duket çanta e mbushur me vezë.

Reagimet kanë qenë të shumta, duke e kthyer postimin e Makajt në një hapësirë debati, ku pjesa më e madhe e komentuesve kanë shprehur qëndrime kritike për ngjarjen e ndodhur në Strasburg.







