Balla ironizon protestën: Po latë Saliun, Shehajn e Lapajn, përfundoni në dasmë lagjeje
July 7, 2026
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, duke ironizuar pjesëmarrjen e ulët të protestuesve.
Balla publikoi një foto nga tubimi, ku sipas tij duket numri i kufizuar i pjesëmarrësve, ndërsa përgjegjësinë për këtë ia atribuoi figurave të opozitës.
“Ju thashë po latë Saliun, me kone Shehajn, Lapajn dhe Qorrin do përfundoni në dasmë lagjeje, s’më besuat”, shkroi Balla në postimin e tij.
Deklarata e tij vjen në vijim të reagimeve politike që kanë shoqëruar protestat e ditëve të fundit, ndërsa mazhoranca dhe opozita vijojnë të shkëmbejnë akuza për organizimin dhe mbështetjen e tyre.







