×
Tuesday, June 30, 2026

“Vuani nga sindroma e Stokholmit”, Balla-opozitës: Protesta është privatizuar! Nëse zgjedhjet bëhen nesër, PD vjen me gjysmën e grupit

June 30, 2026


Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u ktheu përgjigje deputetëve të PD për deklaratat e tyre lidhur me protestën që mbahet para Kryeministrisë.

Në fjalën e tij në Kuvend, Balla u shpreh se PD ndodhet në nivelin më të ulët historik dhe pretendoi se, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin nesër, ajo do të kishte më pak deputetë se në legjislaturën aktuale.

Dëgjova deputetin tuaj, që në një lojë fjalësh për forcat politike ra në kurthin e harresës mbi faktin që sot në krye të PD është një sekretar partie. I vetmi sekretar partie në krye të një partie në Shqipëri. Edhe varkëtari i varkës së diktatorit Enver Hoxha, që gëzohej kur i jepte dorën.

Shumë nga ju gëzoni kur dëgjoni thirrjet “Berisha në burg”, se e shihni si shpëtimin e vetëm nga Saliu. Ka mes jush që doni të shpëtoni nga Saliu, thoni “inshalla na e heq protesta Saliun”. Një gjë protesta ia arriti, ju protesta ju mundi, ne protesta nuk na mund dot. PS nuk e mund dot askush.

Ju jeni të gatshëm për të duruar këdo, mjafton të jetë kundër nesh. Pse i sulmoni protestuesit rreth e rrotull? Transparenca është gjëja më e mirë. U shqetësuat ju për të mbështetur njëfarë Dritan Goxha, po u them që s’ka asnjë ditë në UÇK. Një dokument i vënë në dispozicion nga veteranët e UÇK-së, e morët dhe aq të paudhë jeni, sa u munduat ta përdornit për hesapet politike. U them protestuesve: mos lejoni t’ju vjedhin protestën.

Shqipëria u përfshi në një luftë digjitale ndërkombëtare pa qenë objekt real i kësaj.

Regjimi iranian është kokë e këmbë i përfshirë. Ndërsa aktorë të tjerë të huaj po kontribuojnë për financuar këto lloj luftërash hibride. Në protestë janë përzier motra e vëllezër nga Kosova, Shkupi, që u mobilizuan mes valës së dezinformimit dhe jo për përfshirjes së forcave politike, të paktën deri tani.

Sindroma e Stokholmit është një sindromë që vështirësisht shërohet. Mendoni se kjo protestë mund t’ju shpëtojë? E vërteta është e kundërta. PD është në nivelin e saj më të ulët historik. Nëse zgjedhjet janë nesër, PD vjen as me gjysmën e deputetëve që ka sot.

Kjo protestë po identifikohet me një protestë që ka në vetvete përpjekjen për të fshehur arsyen pse lindi kjo protestë. Kjo s’bën asnjë punë dhe nuk e shpëton PD-në, edhe sikur në krye të dalë Saliu.

Nga kjo protestë s’do të lindë dot një PD e re. Për ne, falë Zotit, PS është parti e re.




Comments are closed.