×
Monday, June 29, 2026

Balla: Koçeku të dorëzojë mandatin, protestën e kanë vjedhur nga kauza e Zvërnecit

June 29, 2026


Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se protesta që nisi për shqetësimet mjedisore në Zvërnec nuk përfaqëson më kauzën fillestare. Pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ai tha se respekton qytetarët që dolën në protestë për mbrojtjen e mjedisit dhe për dyshimet mbi respektimin e normave mjedisore në projektin e Zvërnecit, por sipas tij sot protesta është devijuar dhe është marrë peng nga interesa të tjera. Balla pretendoi se në të janë përfshirë elementë të lidhur me konkurrencën rajonale turistike dhe me ndërhyrje nga vende jo miqësore me Shqipërinë. Sipas tij, kauza për të cilën nisi protesta është lënë në harresë.

I pyetur për deputeten Marjana Koçeku, Balla u shpreh se ajo duhet të dorëzojë mandatin, pasi është zgjedhur nga Partia Socialiste dhe jo me votë të drejtpërdrejtë personale.

Duke komentuar mocionin e debatit të kërkuar nga Partia Demokratike, Balla deklaroi se nuk e njeh PD-në si ndërmjetëse mes mazhorancës dhe protestuesve. Ai theksoi se PS nuk do të ndalojë reformat duke pritur konsensusin e opozitës, duke kujtuar se edhe reforma në drejtësi, sipas tij, u bojkotua fillimisht nga demokratët dhe më pas u votua prej tyre.

Komunikimi i plotë me gazetarët i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, pas mbledhjes se grupit socialist:

Nesër Kuvendi i Shqipërisë ka një seancë kryesisht të dedikuar procesit të raportimit të institucioneve të pavarura. Kemi kaluar në një model të ri të shqyrtimit të raporteve që këto institucione depozitojnë. Për herë të parë kemi, le të themi, dy palë sy nga ana e Kuvendit, për të parë me shumë kujdes gjithë përmbushjen e detyrimeve që institucionet kanë. Besoj që ajo që i kam theksuar edhe në mbledhjen e grupit parlamentar: Kuvendi—e kam thënë edhe në konferencë të kryetarëve, në fakt—Kuvendi duhet të respektojë afatet e veta për përmbylljen brenda këtij sesioni të gjithë raportimeve, në mënyrë që institucionet e pavarura të kenë kohën të themi në 6-mujorin tjetër, në 5-mujorin që mbetet, për të adresuar të gjitha rekomandimet. Mos të harrojmë asnjëherë që institucioni i Kuvendit është institucioni themelor ku raportojnë të gjitha institucionet e tjera, të mos harrojmë që jemi në një fazë intensive në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ku roli i Kuvendit si kontrollues, monitorues, është i pazëvendësueshëm. Dhe po ashtu, Raziela, për të shkuar edhe tek pyetja, kemi edhe disa ligje të rëndësishme që janë pjesë e paketës së përafrimit të ligjeve me acqui-në komunitare të BE-së, e për pasojë jemi edhe në afate të ngushta; për shembull, një prej ligjeve që kalon nesër realisht e ka afatin brenda qershorit për t’u miratuar, sepse ndërlidhet me paketën e planit të rritjes, pra Groëth Plan-it, nga e cila pastaj disbursohen dhe fondet nga Bashkimi Europian për të mbështetur reformat në Shqipëri.
Kështu që, e parë në këtë qasje, mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ishte tërësisht e fokusuar tek agjenda jonë parlamentare, tek pjesa e raportimeve, tek pjesa e përmbushjes së detyrimeve në kuadër të procesit të përafrimit të legjislacionit. Dhe po ashtu, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar, kam informuar grupin parlamentar mbi qëndrimin që do të mbajmë edhe me disa kërkesa që kanë ardhur me debate, sikurse e kam pasur një komunikim me ju javën e kaluar, në fund të konferencës së kryetarëve, dhe tani mund ta ndaj me ju. Që sa i përket një kërkese për mocion me debat mbi disa siç janë formuluar, pra disa kërkesa nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të lexuara nga protesta, e kam thënë dhe duhet ta rishpreh: as nuk e pranoj dhe as nuk e njoh Partinë e Saliut interlokutor mes nesh dhe protestuesve.
Dhe ndërkohë, pozicionin tim personal e dini fare mirë lidhur me këtë protestë, respektoj të gjithë ata që dolën në protestë për çështje që lidheshin me shqetësime, dyshime lidhur me respektimin e normave mjedisore në një investim të domosdoshëm jetik për ekonominë e vendit në Zvërnec, një investim që do të bëhet domosdoshmërisht, sepse është një mundësi e madhe për Shqipërinë që vjen një herë—nuk e di në sa dekada—dhe ndërkohë e kam thënë edhe në qëndrimet e mia edhe në komunikimet publike përmes rrjeteve sociale, brenda kësaj proteste janë përfshirë edhe elementë që që nga dita e parë që kur e frynë këtë tullumbace që pothuajse ka plasur tanimë, duket qartë që janë interesa që lidheshin me konkurrencë rajonale turistike, me interferenca të huaja të vendeve jo miqësore me Shqipërinë, dhe dita ditës kjo histori po zbardhet. Ky tullumbac po shfryhet, i plasur tanimë, në sytë e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Gazetar:

Zoti Balla, në fakt, thirrjet nga sheshi nuk vijnë vetëm për dorëheqjen e qeverisë, por ka patur thirrje për shpërndarjen e parlamentit, për dorëzimin e mandateve tuaja. Keni shqetësim për këtë klimë të madhe mosbesimi ndaj institucioneve kushtetuese?

Balla:

A mund të bëj edhe unë një pyetje për herë të parë, në jetën time: kush e bën këtë thirrje?

Gazetar:

Protestuesit në shesh.

Balla:

Kush? Kush? Dje kam—të lutem, dje kam parë—dje kam dëgjuar një prej atyre që mban veten për organizator, tha: “Jemi 8 milionë shqiptarë, kemi 6 milionë ide, 1 milionë kërkesa dhe 500 mijë kandidatë për kryeministër. Kështu që kujt i përgjigjem? Unë po ju them: jo bindjen time, por bindjen tanimë të shumicës së shqiptarëve. Që këtu nuk kemi të bëjmë thjesht dhe vetëm me një protestë që lindi për një rast, për të cilin unë besoj që të gjithë ndajmë të njëjtën shqetësim. Ajo dhunë në Zvërnec, ishte një dhunë e papranueshme. Ai grusht ndaj një qytetari, pavarësisht kush qoftë ai, ishte e papranueshme. Sot, atë çështje e kanë harruar dhe ata për të cilët u ngritën nuk flasin më. Të vetmit që flasin për atë jemi ne. Pra, për arsyen përse filloi protesta jemi ne. Sot protestën atyre që e nisën ua kanë vjedhur, se kush ua ka vjedhur ju e dini edhe unë e di edhe të gjithë shqiptarët e dinë.

Gazetar:

Keni njoftim zyrtar për largimin e Koçekut nga grupi?

Balla:

Në ç’kuptim?

Gazetar:

Keni marrë komunikim me të?

Balla:

Shiko, e para është për këtë çështje ua kam sqaruar dhe nuk dua t’i kthehem më komenteve për të ushqyer një telenovelë që nuk më pëlqen. Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur, dhe dua t’ju them: personin në fjalë e ka zgjedhur Partia Socialiste e Shqipërisë. Të dorëzojë mandatin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, se ia ka dhënë Partia Socialiste e Shqipërisë. Nuk është një person i votuar, drejtpërsëdrejti, dhe kur të votohet drejtpërsëdrejti, ka të drejtë edhe të përdorë mandatin.

Gazetar:

Zoti Balla, në një postim në rrjetet sociale për të vijuar tek e njëjta tematikë, meqenëse jemi, Mariana Koçeku ju akuzonte, ju, pra drejtuesit e grupit, se në grupin parlamentar nuk pranohej mendimin ndryshe dhe nuk pranohej debati. Si i përgjigjeni ju kësaj deklarate të saj?

Balla:

S’kam asnjë—nuk kam asnjë koment, sepse gjatë gjithë muajve, 7 muajve, 8 muajve sa i bie, kam pasur vetëm falënderime nga deputetja për mënyrën se si e drejtoj mbledhjen e grupit.

Gazetar:

Zoti Balla, sa e moralshme është që të merreni me protestuesit, kur të paktën prej 13 vitesh një pjesë e mirë e anëtarëve të GPS kanë dalë me precedent penal dhe janë larguar nga ligji dhe kriminalizimi. Pse kërkoni ta shkëpusni vëmendjen nga thelbi i protestës, nga individë të caktuar. Ndërkohë që në 13 vite kryetar bashkie, deputetë kanë dalë me precedent të theksuar kriminal dhe për vepra të rënda.

Balla:

Edhe janë larguar nga aktiviteti politik.

Gazetar:

Keni një përgjegjësi morale dhe ligjore për këtë?

Balla:

Dhe unë jam propozues i ligjit të dekriminalizimit, bashkë me një koleg nga Partia Demokratike, dhe nuk jam bërë kurrë pishman që e kam bërë atë propozim. 100 herë kthehem mbrapsht, do ta propozoja prapë, në vitin 2015 e kemi votuar atë, kështu që në këtë—në këtë gjë i dashur Klajdi, dua të them që kjo është një transparencë e nevojshme, e domosdoshme për të gjithë ata që u flasin shqiptarëve në emër të ashtuquajturës Shqipëri e re, ne jemi pjesa që i flasim shqiptarëve në emër të Shqipërisë Europiane. Unë besoj që sot agjenda europiane e Shqipërisë është agjenda më e rëndësishme dhe ndërkohë që personat që ju flisni kanë për detyrë përpara se t’i bëjnë transparencën të tjerëve, të bëjnë transparencën e vetes.

Gazetar:

Zoti Balla, edhe vetë kryeministri Rehma në dalje të tij publike ka deklaruar se pjesë, po themi, e qytetarëve në shesh janë dhe ata të cilët aty i kanë nxjerrë një hall, një problematikë që nuk kanë gjetur zgjidhje. Në këto kushte, a do të ketë një reflektim nga ana e mazhorancës socialiste dhe si do të jetë ajo?

Balla:

Shiko, tani e para është që unë bëj pjesë në ata njerëz që, sikur e tha dhe kryeministri dje, arrij t’i kthej përgjigje pjesës më të madhe të atyre që shkruajnë. Natyrshëm që shkruajnë shumë. Edhe nuk është korrekte t’ju tregoja tani telefonin tim, por janë të shumtë ata që shkruajnë dhe edhe pas një komunikimi publik do shtohen edhe më shumë. Por ka një pjesë të madhe të atyre që halli i tyre nuk zgjidhet. Domethënë, sepse e tillë është norma ligjore në këtë vend, por unë bëj pjesë në pak ata që mendojnë që ka shumë halle që nuk zgjidhen, por nuk ka hall që nuk qahet. Kështu që në këtë këndvështrim e shoh edhe atë që me të drejtë konstatoi kryeministri, ne jemi zgjedhur në një detyrë që një formë apo tjetër ka dhe rolin e shërbëtorit të popullit. Dhe e shoh gjithmonë që duhet të jemi sa më, le të themi, kokëulur, dhe sa më dëgjues dhe sa më komunikues me njerëzit. Ndërkohë që kur e themi ne këtë, pjesa tjetër pastaj ka pjesë të caktuara në të gjitha nivelet, sepse niveli i parë është ky që fola unë, por janë nivelet e tjera, dhe apeli dhe ne e kemi thënë vetë: Edi Rama e ka thënë shpesh herë vetë: “Kundërshtari më i madh i Partisë Socialiste nuk është as parti e bufit, as këta që janë sot protestë.” Kundërshtari më i madh i Partisë Socialiste janë segmente të caktuara në nivele të caktuara të administratës që nuk i kthejnë përgjigje njerëzve. Dhe unë këtë—dhe referojuni hapeni Facebook-un tim dhe gjejeni dhe hapni Facebook-un e Edi Ramës apo—dhe e gjeni, e keni kudo.Dhe prandaj janë bërë gjithë këto përpjekje, janë bërë gjithë këto investime për të shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë të njeriut me njeriut, për të përdorur komunikimin digjital, edhe në rregulloren e Kuvendit, ju e patë, vunë një rregull në rregulloren e Kuvendit për t’u kthyer përgjigje deputetëve. Sepse nuk respektohej afati i përgjigjes ndaj deputetëve. Këtu ka një nevojë për t’u parë, për t’u bërë më mirë dhe unë e përshëndes dhe e mbështes atë që kryeministri tha dje.

Balla:

Zoti Balla, ju thatë që jo çdokush mund të flasë në emër të protestuesve. Ndërkohë ka dalë një dosje e Shqipërisë, quhet, ku disa arkitektë flasin në emër të Shqipërisë dhe aty na tregojnë projektet që Shqipëria do të realizojë. Midis tyre është edhe ky i Zvërnecit, i projektuar që në vitin 2022 dhe që nuk rezulton që të jetë një kompani amerikane dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, por një kompanie shqiptare. Çfarë garancie kanë qytetarët shqiptarë që ky projekt ka investitorë amerikanë, nuk do të përdoret për pastrimin e parave të drogës siç ka ndodhur me kullat në Tiranë që i vërtetoi operacioni i SPAK-ut dhe nuk do pësojmë si Marina e Durrësit që pallatet po zhyten pa u ngritur akoma?

Balla:

Ja, ja si dalin lajmet e rreme. Ja si dalin—nuk është e vërtetë që Marina e Durrësit po zhytet…

Gazetar:në fakt ka dalë IKMT-ja.

Balla:

Të lutem aty. Dhe kërkoj televizionit tënd që në ditën në vijim ku inaugurohet një pjesë e madhe e saj, të jesh aty dhe të shkosh dhe të freskohesh në pishinën më të madhe në Ballkan. Po kam parë po nga lajmet e vërteta jo këto të rremet që aty do të jetë dhe pishina më e madhe në Ballkan, jo në Shqipëri, dhe ndërkohë që godinat janë mirë e bukur, edhe jeta vazhdon. Nuk është e vërtetë, është gënjeshtër të thuash që gjithë këto ndërtesa të bukura në Shqipëri qenkan me dyshime për pastrim parash. Nuk e përgjithëson në 100, 200, 500 godina një apo dy. Është e pandershme dhe është anti-shqiptare gjithë kjo përpjekje për të bërë,për të bërë pis. Tani ne këtë gjë e kemi parë. Po ju marr një element, mbani mend, kur ndërtohej stadiumi i Air Albania, sa shumë rezistencë kishte dhe sa shumë historira u thanë, po na prishen shkallët, se po na ikën ajo godinë spektakolare ku përveç se lavazheve nuk kishte ndonjë gjë tjetër për të qenë spektakolare në stadiumin Qemal Stafa. . Ndërkohë që aty tani është një hotel me pesë yje, ndër më të mirët në Shqipëri, ndërkohë që aty është kthyer gjithë jeta e Tiranës, po të kishin dëgjuar ty, në thonjëza, apo të tjerë, ne do vazhdonim t’i shikonim ndeshjet e kombëtares në një stadium të lodhur. Ndërkohë që sot është një gjë shumë e bukur që i ka dhënë pamje. Ndërkohë, nëse Edi Rama do të ishte thyer përpara gjithë këtyre gjithë kësaj historie, nuk do kishte sot këtë Tiranë për të cilën flitet për herë të parë flitet mirë, flitet me respekt, dhe këtë respekt e flasin dhe arkitektët më të mirë të botës. Dhe historia do ta tregojë që gjithçka që po bëhet në Shqipëri ky standard i ri që po bëhet në Shqipëri është i vërtetë. Pjesa tjetër, të lutem, thatë me pa të drejtë, jo ka paska qenë jo në 2022-in e tjera me radhë, unë nuk e kam lexuar ende, nuk kam pasur ende mundësinë ta lexoj me kujdes, të gjithë librin, por ajo që kam kuptuar në ato në faqet e para të fillimit të leximit të këtij libri është se si për Shqipërinë flasin mirë ata që kanë zbukuruar gjithë botën. Dhe ty si shqiptar duhet të të gëzojë ky fakt. Jo të të hidhërojë.
Po sugjerimi im, i dashur Klajdi, është ta lexosh vetë librin, jo ta lexosh nga postimet e atyre që nuk e duan Shqipërinë.

Gazetar:

Zoti Balla, pas një muaji përfundon sesioni parlamentar. A do të kemi një ndarje të re territoriale? Jemi ende në kohë apo do të shkojmë në 2027-ën, në zgjedhjet lokale, për të kandiduar për 6 vite një bashki të vendit?

Balla:

Tani, që të shkohet kjo reformë administrative territoriale, duhet të ketë një propozim për ndryshime në ligjin e ndarjes administrative territoriale. Ky është një ligj i cili ka disa specifika ndër të cilat është edhe koha e domosdoshme që kërkon për pjesën e konsultimit. Kështu që unë nuk dua të bëj komente sepse kam shumë besim tek zoti Mazniku dhe tek zoti Boci, që do arrijnë bashkë me kolegët e tjerë anëtarë të komisionit, do arrijnë të dalin me një produkt final. Dhe do të hezitoja të bëja komente me shpresën që në frymën e nevojshme që ka, për të shkuar tek një propozim i cili pastaj ju e dini duhet depozitohet, duhet të marrë kohën duhet të kalojë te komisioni i çështjeve ligjore si komision përgjegjës në fund.

Gazetar:

Pra, brenda korrikut thuajse është e pamundur.

Balla:

Tani, e pamundëson ky afati i konsultimit që kërkohet, kështu që nuk besoj që është e mundur.

Gazetar:

Çka do të thotë zoti Balla që do të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme lokale me numrin aktual të bashkive?

Balla:

Shiko, mos ta paragjykojmë, ndoshta ka tym të bardhë nga komisioni sot ose nesër. Po gjendet koha, kini parasysh që.

Gazetar:

Para nëse është vullneti, koha gjendet.

Balla:

Koha gjendet sepse ka praktika, praktikat e mira sugjerojnë që jo më domethënë duhet një vit por nga eksperienca ime të paktën të shkojmë te le të themi të marrim kohën e nevojshme deri në fillim të sesionit të ardhshëm.

Gazetar:

A ekziston një skenar i Partisë Socialiste, zoti Balla, që ta miratojë vetëm nëse nuk gjen dakordësi apo nuk gjen një pikë të përbashkët me Partinë Demokratike?

Balla:

Unë nuk dua ta nuk dua ta hulumtoj këtë mundësi. E kam thënë dhe në mbledhjen e kryesisë së grupit sot. Por kini parasysh një gjë që e kam thënë shpesh dhe nuk dua ta përsëris si një shprehje e arrogancës së numrave në Kuvend. Por si një shprehje e dëshirës së mirë. Gjithmonë dhe gjithmonë do t’ia them Partisë Demokratike edhe sot edhe nesër edhe pasnesër: me forcë Partisë Socialiste nuk i merrni dot asgjë. As nuk i imponoheni dot dhe as nuk ja, le të themi ngushtoni hapësirën ose mundësinë për të bërë reforma.
Po të kishim pritur ne Partinë e Saliut, ne nuk do të kishim bërë asnjë reformë në këtë vend.
Po të mbani mend, edhe kur bëmë reformën në drejtësi, ata e bojkotuan gjithë procesin e reformës.
Pastaj, në fund, si pulat erdhën dhe votuan. Nuk është ky rasti, por dua t’ua them.
Ju lutem shumë, bëhuni pjesë e diskutimit. Janë bërë pjesë e diskutimit. Mund ta mohojë, e ka vlerësuar edhe Rezoluta e Parlamentit Europian, edhe, le të themi, mënyra se si ka funksionuar ky komision, janë bërë dëgjesa, prezencë në territor.
Shpresoj që të mbyllet me…
Gazetar: Financimi i partive politike do kalojë në komision….?
Balla:
Tani besoj që edhe për këtë çështje, kolegët Gjiknuri dhe Bylykbashi, në vijim të komunikimeve me Komisionin e Venecias do të kenë komunikime publike përkatëse. Por, ta themi, për mua është shumë e rëndësishme që ta kalojmë sa më shpejt, sepse, në mos gaboj, në atë tabelën që kam në zyrë e ka deadline deri më dhjetor 2006.
Edhe kërkesa e protestuesve….




Comments are closed.