×
Saturday, June 27, 2026

Rama dekoron François Hollande me Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

June 26, 2026


Kryeministri Edi Rama ka dekoruar ish-presidentin francez François Hollande me Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike, gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Rama publikoi foto nga takimi i zhvilluar në Kryeministri, ku vlerësoi kontributin e Hollande në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës.

“Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike”, shkroi kryeministri.

Rama vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të ish-presidentit francez për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, inkurajimin e procesit të integrimit evropian dhe besimin e tij se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar.

“Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande”, u shpreh Rama në postimin e tij.




Comments are closed.