×
Wednesday, June 24, 2026

Rama pret ambasadorin e ri turk: Thellim i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

June 24, 2026


Kryeministri Edi Rama priti sot në një vizitë kortezie ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Ceyhun Erciyes, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektivat e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Turqisë në Tiranë, gjatë takimit u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë, si edhe progresi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Palët riafirmuan angazhimin për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, me fokus të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ambasadori Erciyes shprehu gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të kryeministrit Rama në Ankara, ku ai do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s.

Pas takimit, Kryeministri Rama reagoi në rrjetet sociale ndaj njoftimit të ambasadës turke, duke shkruar: “Kënaqësi të mirëpres ambasadorin e ri të Turqisë vëllazërore”.

Shqipëria dhe Turqia gëzojnë marrëdhënie të ngushta politike, ekonomike dhe strategjike, ndërsa bashkëpunimi mes dy vendeve vijon të zgjerohet në fusha të ndryshme.




Comments are closed.