Von der Leyen: Javët e ardhshme vendimtare për rrugën e Ukrainës drejt BE-së
Presidentja e Komisionit Evropian,, ka deklaruar se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për avancimin e procesit të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Në një postim në rrjetin social X, von der Leyen bëri të ditur se ka diskutuar rrugën e Ukrainës drejt BE-së gjatë një telefonate me presidentin ukrainas,.
“Javët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të ndërmarrë hapa vendimtarë përpara në procesin e anëtarësimit”, u shpreh ajo, duke theksuar mbështetjen e plotë të BE-së për Ukrainën në kushtet e luftës me Rusinë.
Ajo ritheksoi se Rusia po “intensifikon luftën e saj brutale të agresionit”, ndërsa shtoi se mbrojtja ajrore, kapacitetet me dronë dhe kundër-dronë mbeten ndër prioritetet më urgjente të sigurisë për Evropën.
Sipas saj, Ukraina do të integrohet gjithnjë e më shumë në përpjekjet e përbashkëta të mbrojtjes evropiane.
Von der Leyen njoftoi gjithashtu se një kredi mbështetëse për Ukrainën do të luajë rol kyç në përballimin e nevojave ushtarake të Kievit, duke deklaruar se vetëm këtë vit pritet të sigurohen 28.3 miliardë euro për mbështetje.
Ajo e cilësoi këtë financim si një kontribut jetik për stabilitetin dhe kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës në vijim të luftës.







