×
Tuesday, May 19, 2026

Mijëra studentë protestojnë në Maqedoninë e Veriut për gjuhën shqipe

May 18, 2026


Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur sot në Shkup për të protestuar në mbrojtje të gjuhës shqipe, duke shënuar një nga tubimet më të mëdha studentore të kohëve të fundit.

Studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u janë bashkuar edhe të rinj nga Kosova, duke e kthyer protestën në një mobilizim më të gjerë kombëtar.

Në thirrjet e tyre, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë Igor Filkov.

Gjatë tubimit, studentët përdorën slogane kombëtare si: “O sa mirë me qenë shqiptarë” dhe “Gjuha shqipe amanet”, ndërsa gjatë marshimit kënduan edhe Himnin Kombëtar.




Comments are closed.