×
Wednesday, May 6, 2026

Qeveria: Rritet dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit, zgjerohen bashkitë në “Paketën e Maleve”

May 6, 2026


Ministri i Financave i Shqipëria, Petrit Malaj, dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, kanë bërë publike vendimet e fundit të marra në mbledhjen e qeverisë.

Sipas Malajt, një nga vendimet kryesore lidhet me rritjen dhe përshpejtimin e procesit të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë.

“Miratuam një ndryshim që lidhet me dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë… kemi marrë vendimin që për të gjitha ato pagesa që janë deri në 1 milionë lekë, do të bëhen pagesat me këstin e radhës… synojmë që brenda 4-5 viteve të bëjmë shlyerjen e plotë të 6 mijë dosjeve,” deklaroi Malaj.

Ai shtoi se ndryshimet do të përshpejtojnë procesin e pagesave dhe do të kërkojnë rritje të fondit vjetor për këtë kategori.

Ndërkohë, ministri Ervin Demo njoftoi zgjerimin e “Paketës së Maleve” me tre bashki të reja: Delvinë, Konispol dhe Pogradec.

“Sapo kemi miratuar tre bashki të reja për Paketën e Maleve… brenda majit do të kemi përfunduar me të gjitha bashkitë,” u shpreh Demo.

Sipas tij, procesi i aplikimeve nga qytetarët në shumicën e bashkive ka avancuar dhe pritet të përmbyllet në javët në vijim.




Comments are closed.