Rama në ceremoninë “Doctor Honoris Causa”: “Haussman e sheh Shqipërinë si energji të fshehur dhe potencial pa mbarim”
Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë solemne të dhënies së titujve “Doctor Honoris Causa” për personalitete ndërkombëtare të së drejtës, akademisë dhe artit, ku u nderua edhe ekonomisti Ricardo Hausmann.
Gjatë fjalës së tij, Rama solli në vëmendje biseda dhe këshilla që, sipas tij, ka marrë vite më parë nga Hausmann për drejtimin e vendit dhe qasjen ndaj zhvillimit.
“Ajo që më bëri përshtypje ishte mënyra se si e shihte ai Shqipërinë, jo si një vend tjetër diku në një cep të Evropës, por e shihte si një energji të fshehur dhe potencial pa mbarim… Ricardo Hausmann nuk i qaset vendit siç mekaniku i qaset një makine të prishur, por ia kërkonte kapacitetet që i janë të padukshme edhe për vetë vendasit,” u shpreh Rama.
Ai theksoi se, sipas këshillave të ekonomistit, lidershipi ka të bëjë me parandalimin e krizave dhe shmangien e kolapsit, duke e cilësuar këtë si një nga kontributet më të rëndësishme të një drejtuesi.
“Më ka thënë se lidershipi serioz është arti për të shmangur kolapsin,” deklaroi kryeministri, duke shtuar se shpesh i ishte thënë të mos e nënvlerësonte progresin e vendit.
Rama tha gjithashtu se institucionet nuk ndërtohen vetëm me ligje apo skema, por me besim dhe me bindjen se përmirësimi është i mundur, duke e cilësuar këtë si një nga idetë që i është transmetuar nga Hausmann gjatë bashkëpunimeve dhe diskutimeve të tyre.







