×
Thursday, April 30, 2026

Albulena Haxhiu shpall zgjedhjet e parakohshme në Kosovë më 7 qershor

April 30, 2026


Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes, ka dekretuar 7 qershorin si datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Ajo deklaroi se vendimi është marrë pas vlerësimit të afateve kushtetuese dhe nevojave organizative të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Pas vlerësimit të afateve kushtetuese dhe nevojave organizative të KQZ-së kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 7 qershor”, u shpreh Haxhiu.

Data 7 qershor ishte përmendur më herët si opsioni më i mundshëm dhe i preferuar nga shumica e partive politike, të cilat tashmë kanë shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në garë.

Zgjedhjet vijnë pas dështimit për të zgjidhur ngërçin institucional dhe mosarritjes së konsensusit për formimin e institucioneve të reja, duke e çuar vendin drejt një procesi të ri elektoral të jashtëzakonshëm.




Comments are closed.