×
Saturday, April 18, 2026

Protestat në Shkup/ Mickoski: Kush studion shqip, ka të drejtë të testohet shqip. Po kërkojmë zgjidhje ligjore

April 7, 2026


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka thyer heshtjen lidhur me protestat e fundit të studentëve shqiptarë, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe. Gjatë një prononcimi për mediat, Mickoski konfirmoi se qeveria është duke punuar për gjetjen e një zgjidhjeje, por theksoi se çdo hap duhet të jetë në përputhje strikte me aktin më të lartë juridik të vendit.


Mickoski u shpreh se ekziston një dallim mes dëshirave dhe mundësive ligjore. Sipas tij, kërkesat e studentëve janë legjitime në parim, por zbatimi i tyre varet nga përputhshmëria me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare.

“Kërkesat janë një gjë, ndërsa Kushtetuta dhe standardet ndërkombëtare janë tjetër gjë. Ne duhet të sillemi sipas kornizës ligjore,” deklaroi kryeministri.

Kreu i qeverisë rikujtoi se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve aktualisht po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Ai përmendi gjithashtu opinionin e Komisionit të Venecias, i cili ka shprehur rezerva për dygjuhësinë në sistemin e drejtësisë




Comments are closed.