×
Saturday, May 2, 2026

Danimarka ‘refuzon’ Patriot-ët amerikanë, zgjedh mbrojtjen ajrore evropiane

September 12, 2025


Danimarka ka bërë porosinë më të madhe në historinë e saj për sisteme mbrojtjeje ajrore, duke zgjedhur teknologji evropiane në vend të alternativave amerikane, në një kohë kur marrëdhëniet me administratën e presidentit Donald Trump janë ftohur ndjeshëm për shkak të Groenlandës.

Qeveria daneze njoftoi të enjten se ka vendosur të blejë sistemin e njohur franko-italian SAMP-T me rreze të gjatë veprimi, duke anashkaluar opsionin amerikan Patriot, një nga më të shiturit në tregun ndërkombëtar të armëve.

Përveç kësaj, Kopenhaga pritet të zgjedhë një sistem të mesëm nga Norvegjia, Gjermania ose Franca, për një total investimi prej 58 miliardë koronash daneze, afërsisht 9.1 miliardë dollarë amerikanë.

Ky është investimi më i madh i vetëm në mbrojtje në historinë e Danimarkës dhe, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, vendimi nuk është një refuzim i drejtpërdrejtë ndaj sistemeve amerikane, por një zgjedhje e bazuar në kosto më të ulët dhe kohë më të shpejtë të dorëzimit.

“Nuk është një refuzim i Patriotëve. Është thjesht zgjedhja e asaj që është më e mira”, deklaroi Per Pugholm Olsen, drejtues i zyrës së prokurimeve të ministrisë




Comments are closed.