×
Sunday, July 26, 2026

Kuvendi i kërkon KQZ-së emrat e 140 deputetëve për verifikim

September 9, 2025


Kuvendi i ka dërguar një shkresë KQZ-së ku i kërkon që t’i vendosë në dispozicion emrat e deputetëve për verifikimin e mandateve në funksion të seanës së parë e cila do të mblidhet ditën e premte, 12 shtator.

“Në përmbushje të detyrës së Kuvendit të Shqipërisë për verifikimin e mandateve të deputetëve shpallur të zgjedhur me vendimin nr/34, datë 28.8.2025 “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025”, kërkojmë nga ana juaj, në respektim të nenit 69 të Kushtetutës, dokumentacionin e depozituar pranë institucionit tuaj për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e datës 11 maj 2025”, thuhet në shkresën drejtuar KQZ-së.

Kujtojmë që një ditë më parë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi 12 shtatorin si datën e mbledhjes së parlamentit të ri të legjislaturës së XI.

Ndërkohë një ditë para mbledhjes së Kuvendit, më 11 shtator do të mblidhet Asambleja e PS, ku Edi Rama do të bëjë publike emrat e qeverisë së re.




Comments are closed.