Hapja e grupkapitujve të rinj për Shqipërinë, komisionerja për zgjerimin: Një hap tjetër më afër BE-së!

22 May 2025 • 20:00
Shpërndaje:

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, uron Shqipërinë për hapjen e grupit-kapitullit të tretë për Shqipërinë.

Grup kapitulli i tretë, përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse.

“Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot! 

Reklamë Ola

Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së. #ZgjerimiEU ka të bëjë me përparimin ditë pas dite.”, shkruan Marta Kos në rrjetin social X.