Liga e Kampionëve/ Barcelona, Bayern Munich dhe Inter do të garojnë në Grupin C

26 Aug 2022 • 00:39
Shpërndaje:

Sot në Istanbul u hodh shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, ndërsa vëmendje tërheq grupi C me Barcelonën, Bayern Munich dhe Interin.

Në fillim të ceremonisë, trajnerit italian Arrigo Sacchi iu dorëzua çmimi vjetor i Presidentit të UEFA-s nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Ish-mbrojtësi i djathtë i kombëtares turke Hamit Altintop solli në skenë trofeun e Ligës së Kampionëve si ambasador i finales për vitin 2023.

Reklamë Ola

Altintop më pas iu bashkua ish-mesfushorit të Bregut të Fildishtë, Yaya Toure, për të hedhur shortin.

Ndeshjet e para do të luhen në datat 6-7 shtator, ndërsa ndeshjet e gjashta më 1-2 nëntor.

Reklamë InterMedika

Shorti për të tetën e finales do të hidhet më 7 nëntor:

Shortet e fazës së grupeve janë si më poshtë:

Grupi A: Ajax – Liverpool – Napoli – Rangers

Grupi B: Porto – Atletico Madrid – Bayern Leverkusen – Club Brugge

Grupi C: Bayern Munich – Barcelona – Inter Milan – Plzen

Grupi D: Eintracht Frankfurt – Tottenham – Sporting Lisbon – Olympique Marseille

Grupi E: AC Milan – Chelsea – Salzburg – Dinamo Zagreb

Grupi F: Real Madrid – Leipzig – Shaktar Donetsk – Celtic

Grupi G: Manchester City – Sevilla – Borussia Dortmund – Copenhagen

Grupi H: Paris Saint-Germain – Juventus – Benfica – Maccabi Haifa