Pentagoni: 95% e trupave ruse tashmë kanë hyrë në Ukrainë
Deri më 6 mars, numri i trupave ruse të dislokuara në Ukrainë arriti në 95% të numrit që Putin kishte përqendruar më parë pranë kufirit ukrainas me pretekstin e stërvitjeve ushtarake, sipas ”Washington Examiner”.
“Nga rreth 170 000 më parë të stacionuar përgjatë kufirit ukrainas në Rusi dhe Bjellorusi, rreth 95% e tyre tani janë brenda vendit”, theksoi një zyrtar amerikan.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi se anëtarëve të NATO-s, veçanërisht Republikës së Polonisë, u është hapur “drita jeshile” për të dërguar avionë luftarakë në Ukrainë, ndërsa mbështetja e mbrojtjes e SHBA dhe aleatëve për Ukrainën po rritet.
Më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës dhe filloi një pushtim në shkallë të gjerë.
Eunews.al







