Macron kërcënon Johnson me mbyllje kufiri nëse nuk merr masa të rrepta ndaj koronavirusit

22 Mar 2020 • 20:39
Shpërndaje:

Presidenti i Francës, Emanuel Makron ka kërcënuar kryeministrin britanik, Boris Xhonson se do ta mbyllë kufirin me Britaninë e Madhe nëse nuk ndërmerren masa më të rrepta në parandalimin e përhapjes së epidemisë së koronavirusit.

Xhonson mbrëmë ka urdhëruar mbylljen e bareve, restoranteve, teatrove, kinemave dhe qendrave fitnes me qëllim të ngadalësojë përhapjen e virusit.

Burime pranë kabinetit të presidentit francez, theksojnë se ky vendim i Xhonsonit erdhi pasi dje Macron i ka dhënë ultimatum se në të kundërtën nuk do të lejojë hyrje të shtetasve britanikë në Francë.

Reklamë Ola

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x