Ngjarja e Velipojës, Muharemi: Para se të bëjmë gjyqe politike apo publike, le ta drejtojmë gishtin ndaj vetes

29 Jun 2021 14:25
Shpërndaje:
Nga: Alfred Muharemi

Ju që kërkoni fajtorë në çdo vrim miu për të drejtuar gishtin ndaj vrasjes, abuzimit, përbuzjes, përçmimit, bullizmit, veçimit, mohimit e cdo tjetër të keqe që i ndodh çdo qënie fatkeqe që rritet pa kujdesin prindëror pa vepruar një ditë të jetës suaj për ta ndryshuar, a ështē një hipokrizi ????

A e dini se sa jetimë jetojnë në mjerim ? A e dini se sa të lumtur janë jetimët ? A e dini luftën e tyre për t’u arsimuar? A e dini luftën e tyre për t’u integruar me dinjitet në shoqëri?. A e dini se sa lot hidhërimi pikëllojnë nga zemrat e tyre ? A dini për abuzimet e shumta që përjetojnë jetimët ?

Fakt se 90% e të gjithë jetimëve bullizohen dhe diskriminohen deri në përçmim .
Fakt se 78% e gjithë jetimëve jetojnë me të ardhur 1.5 dollar në ditë .
Fakt se 92% e jetimëve janë të pastrehë .
Fakt se 57% e jetimëve janë të rrezikuar nga abuzimi.
Fakt se 90% e shoqërisë e mëshiron dhe e viktimizon jetimin.

Edhe së fundmi e pashpjegueshme nga unë, adresimi i mesazheve në drejtimin tim, duke më gjykuar edhe akuzuar si:
“Ti politikani jetim e sheh se cfarë bën shteti yt me llojin tënd” ???. “Pse hesht” etj…

Reklamë Ola

Kam një përgjigje për Ju :

Ku kaq shumë interesoheni për ekzistencën tonë, pse s’jeni në asnjë moment kur kemi nevojë ??.

Reklamë InterMedika

Ku politika na ofroi mundësinë e përfaqësimit, ku ishe ti me votë dhe zë???.

Shteti ka përgjegjësinë e saj, por a ke edhe ti sëbashku me mua për heshtjen ndaj padrejtësive që ndodhin cdo ditë në rrethin tonë ???.

A je ti përgjegjës që ke fërkuar duart kur imoraliteti është shitur për vlerë?

Dëgjoni, ai lloji im është gjaku im i fatit dhe para se të çirreni në rrjetet sociale ejani qoftë një ditë të vetme të përjetoni jetën tonë .

Musaen është fytyra jonë që nuk njeh dorëzim së luftuari denjësisht për një jetë më të mirë. Forca jonë është familja, paqja, edukimi, vlera, sinqeriteti, ndershmëria, puna, mirënjohja dhe shpresa.

Pra të dashur miq JU garantojë me siguri të plotë që sëbashku me qeverinë e re do të punojmë çdo ditë për integrimin real të familjes sime nga fati, atyre të fëmijëve edhe të rinjëve pa kujdes prindëror.

Nuk po bëj politikë sic po e bëni JU. Nuk kam tendencën për ta mbrojtur sepse e kam deklaruar publikisht që deri më tani ka gabuar në drejtimin tonë, por me Z. Rama do jemi shumë shpejt drejt realizimit të ëndrrës sonë “FAMILJE”.

Edhe lutem që para se të bëjmë gjyqe politike apo publike, le ta drejtojmë gishtin ndaj vetes duke reflektuar sadopak që të na japë kohë për të vepruar në forcimin dhe promovimin e vlerave humane në shoqëri, që në dukje dita ditës sfumohen.

Prehu në paqe vëlla Musaen 🙏.

Ndryshimi vjen nga NE .

Eunews.al