BE miraton instrumentin Magnitsky për shkeljet globale të të drejtave të njeriut
Abuzuesit e të drejtave të njeriut tani mund të ndëshkohen më lehtë nga Bashkimi Europian dhe të humbasin qasjen në pasuritë e ruajtura aty nëpërmjet instrumentit europian Magnitsky, i miratuar sot pas një takimi të 27 ministrave të Jashtëm të BE-së.
“Sot ne miratuam regjimin global të sanksioneve për të Drejtat e Njeriut të Bashkimit Europian”, tha përfaqësuesi i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell.
“Kjo është një marrëveshje historike”, shtoi ai.
Instrumenti i ri e lejon BE-në të synojë individë dhe subjekte, të lidhur me shtetin dhe të pavarura, të përfshirë në abuzime serioze në lidhje me të drejtat e njeriut në të gjithë botën.
Rregullat e reja do ta bëjnë më të lehtë mbylljen e kufijve dhe bllokimin e llogarive të individëve, që janë përfshirë në shkelje serioze të këtyre të drejtave ose që kanë përfituar prej tyre.
Eunews.al







