“PS, forca e vetme politike që shqiptarët i besojnë përgjegjësinë qeverisëse dhe aspiratën europiane”

06 Sep 2020 • 11:54
Shpërndaje:

Në kuadër të takimeve organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet e rëndësishme të vitit 2021, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në Asamblenë Socialiste të Librazhdit.

Në fjalën e tij numri dy i PS, Balla theksoi se bindja në fitore, nuk duhet t’i gjejë neglizhente strukturat e PS dhe se cilësia e fitores do t’i japë mundësinë Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Rama të qeverisë vetëm në aleancë me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi.

“Është e vertetë që ne fitojmë, por kjo fitore nuk është e mjaftueshme nëse nuk është e thellë, për të garantuar që të qeverisim vetëm në vitin 2021”, tha Balla.

Reklamë Ola

Sa i përket planit organizativ, Balla u shpreh se është e rëndësishme të vijohet në thellimin e barazisë gjinore dhe tu japen sa më shumë hapsirë të rinjve në parti.

Në takim u diskutua edhe mbi piketat strukturore të PS për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ku sipas tij, Partia Socialiste do të marrë besimin për mandatin e tretë me Edi Ramën Kryeministër.

Reklamë InterMedika

“Duke respektuar të gjitha masat e domosdoshme mbrojtëse ndaj COVID-19, ne duhet të jemi në komunikim me komunitetet, sipërmarrjen, të rinjtë, fermerët, me njërëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm. Operacioni humanitar i ndihmës për familjet në nevojë gjatë izoliimit, por edhë më pas, ishte shprehje e diferencës së madhe të solidaritetit social, me ata që përqeshnin nga televizori dhe facebook-u.

Dobësia e thellë e kundërshtarit nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë.

Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike ku shumica e shqiptarëve i besojnë përgjegjësinë qeverisëse dhe aspiratën për integrim Europian.

Qasja jonë ka qenë dhe mbetet e qartë: ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshem të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm”, deklaroi Balla.

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x