BE miraton planin gjerman të ndihmës për aeroportet
Autoritetet e Konkurrencës së BE-së kanë miratuar një plan ndihme, i propozuar nga Gjermania, për të mbështetur aeroportet e prekura rëndë nga ndikimi i pandemisë së koronavirusit të ri, njoftoi sot Komisioni Europian.
“Ky plan do t’u mundësojë autoriteteve gjermane, në nivele të ndryshme, të kompensojnë aeroportet gjermane për dëmet e pësuara si rezultat i pandemisë së koronavirusit”, tha eurokomisionerja për Konkurrencën, Margrethe Vestager.
“Në të njëjtën kohë, do t’i ndihmojë ata të adresojnë mungesën e likuiditetit të tyre dhe të reduktojnë krizën”, shtoi ajo.
Plani gjerman i ndihmës parashikon subvencione për aeroportet, që mund të tregojnë se humbjet e tyre financiare janë rezultat i drejtpërdrejtë i pandemisë midis 4 marsit dhe 30 qershorit.
Eunews.al







