NATO uron Shqipërinë për Pavarësinë, vlerëson angazhimin për sigurinë kolektive

28 Nov 2026 • 11:42
Shpërndaje:

Me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, është përcjellë një mesazh urimi ku vlerësohet kontributi i vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe angazhimi për forcimin e sigurisë kolektive.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, urimi është përcjellë edhe në gjuhën shqipe, duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së investimeve në mbrojtje dhe bashkëpunimit për përballimin e kërcënimeve të përbashkëta.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë. Ne mirëpresim angazhimin e Shqipërisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes për të forcuar sigurinë kolektive”, thuhet në mesazh.

Reklamë Ola

Në urim theksohet gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit në luftën kundër kërcënimeve kibernetike, krimit ndërkombëtar dhe karteleve të drogës, në funksion të forcimit të sigurisë së përbashkët.