Begaj uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Me unitet drejt një të ardhmeje më të mirë

28 Nov 2026 • 10:36
Shpërndaje:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke përcjellë një mesazh uniteti, krenarie kombëtare dhe besimi në të ardhmen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale nga Vlora, kreu i shtetit bëri thirrje që ky moment historik të shërbejë si një mundësi për më shumë zhvillim dhe përparim të vendit.

“Nga Vlora e Pavarësisë, gëzuar 114-vjetorin e Ditës së Flamurit të gjithë shqiptarëve! Me krenari për historinë tonë, me dashuri për atdheun dhe besim në forcën e unitetit, le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë në të ardhmen e vendit tonë”, shkruan Begaj.

Reklamë Ola

Presidenti e përmbylli mesazhin e tij me urime për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.

“Gëzuar! Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!”, u shpreh kreu i shtetit.

Reklamë InterMedika