“Batman” përballë flakëve, pamja e pazakontë nga protestat në Frankfurt

01 Nov 2026 • 10:42
Shpërndaje:

Një person i veshur si Batman është fotografuar përpara një zjarri në rrugët e Frankfurtit, gjatë protestave të së shtunës që përkuan me Halloween-in.

Pamja u regjistrua më 31 tetor, gjatë demonstratave të organizuara nga lëvizja rinore “Gen Z regelt” në 34 qytete gjermane.

Mijëra të rinj protestuan për më shumë investime në arsim dhe masa kundër kostos së lartë të jetesës, si dhe kundër rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Reklamë Ola

Në Frankfurt u raportuan edhe incidente të dhunshme, përfshirë djegie barrikadash, thyerje vitrinash dhe grabitje dyqanesh.

Mes tensioneve, prania e personit me kostumin e personazhit të njohur u bë një nga pamjet e pazakonta të demonstratave.

Reklamë InterMedika